Azem Shkreli
Azem Shkreli | |
---|---|
U lind më | 10 shkurt 1938 Shkrel-Rugovë, Pejë |
Vdiq më | 27 maj 1997 Prishtinë |
Kombësia | shqiptar |
Gjinitë letrare | Poezi, Prozë, Kritikë letrare |
Azem Shkrelí (1938-1997) ishte një poet e kritik letrar shqiptar. Ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Me krijimtari letrare u shfaq në vitet '50 dhe me poezinë e tij vendosi kulme poetike në letërsinë shqipe.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Azem Shkreli lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar Fakultetin Filozofik, Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit.
Në fund të viteve ‘50, do të shfaqet brezi i “të nëntëve” i prirë nga Shkreli, i cili vendosi kulme poetike në letërsinë shqipe.[1]
Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim "Zogj dhe gurë", botuar më 1997. Vdiq në pranverën e vitit 1997.
Azem shkreli u ngjit në maje të letrave shqipe.
Veprat letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Poezi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bulzat (1960),
- Engjujt e rrugëve (1963),
- E di një fjalë prej guri (1969),
- Nga Bibla e heshtjes (1975),
- Pagëzimi i fjalës (1981),
- Nata e papagajve (1990),
- Lirikë me shi (1994),
- Zogj dhe gurë (1997).
Prozë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Karvani i bardhë (1961),
- Sytë e Evës (1975)
- Muri përfundi shqipes Shtatë nga at,
Drame
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Krasniqi, Nysret (2016). Letërsia e Kosovës 1953-2000. Prishtinë: AIKD.
- Aliu, Ali (2012). Kënaqësia e leximit. Prishtinë: ASHAK.
- Shehri, Dhurata; Marashi, Adrian; Isufaj, Viola (2018). Letërsia 12. Tiranë. ISBN 978-9928-258-36-6.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Azem Shkreli. |
Wikiquote ka thënie në lidhje me: Azem Shkreli |
Azem Shkreli tek IMDb